Foto ilustruese: Gërvalla kundërshton që Isufaj po merr informacionin si i pari nga Zubin Potoku; kërkon llogari ekipeve të IML-së

Sara Gjordeni rrëfen lodhjen e shtatzënisë së dytë: “Pas 14 hapash”

Sara Gjordeni ka rrëfyer disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë shtatzënisë së dytë, duke tërhequr vëmendjen me një detaj të pazakontë nga përditshmëria e saj: lodhet pas vetëm 14 hapash.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” i ka ndarë këto përjetime me ndjekësit përmes disa postimeve në Instagram. Ajo ka treguar se lodhja e vazhdueshme dhe shqetësimet fizike po ia bëjnë më të vështirë përditshmërinë gjatë kësaj periudhe.

Rrëfimet e saj janë shoqëruar me humor, ndërsa Gjordeni ka përmendur edhe vështirësinë që ka kur kryen aktivitete të thjeshta. Shprehja për lodhjen pas 14 hapash është kthyer në një nga detajet më të komentueshme të rrëfimit të saj për shtatzëninë e dytë.