Foto: Shefi i UNMIK-ut kërkon veprime urgjente pas vrasjeve të grave

Shefi i UNMIK-ut kërkon veprime urgjente pas vrasjeve të grave

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin veprime urgjente për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, pas raportimeve se dy gra u vranë brenda pak ditësh.

Due shprehu trishtim të thellë për humbjen e jetës së dy grave dhe ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Ai theksoi se këto vdekje janë një kujtesë e dhimbshme se dhuna ndaj grave mbetet çështje serioze dhe urgjente e të drejtave të njeriut.

Sipas qëndrimit të shprehur në postim, dhuna ndaj grave nuk duhet të tolerohet, të normalizohet apo të trajtohet si çështje private. Thirrja iu drejtua institucioneve të vendit për veprime konkrete dhe urgjente.