Foto: Shtatë të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Malishevë, jashtë rrezikut

Shtatë të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Malishevë, jashtë rrezikut

Shtatë persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në fshatin Kijevë të Malishevës, në rrugën Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka përfshirë tri vetura dhe se si pasojë janë lënduar shtatë persona.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Pejë-Prishtinë, në fshatin Kijevë të Malishevës. Deri tani, ky është informacioni i konfirmuar për pasojat e aksidentit.