Foto: Sot varrosen Adonis Demiri dhe vajza e tij tremuajshe në Gjilan

Sot varrosen Adonis Demiri dhe vajza e tij tremuajshe në Gjilan

Sot do t’u jepet lamtumira e fundit Adonis Demirit, 27-vjeçarit, dhe vajzës së tij tremuajshe, Dolora, të cilët u gjetën pa shenja jete të dielën në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Ceremonia e varrimit të dy të ndjerëve do të mbahet pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj.

Varrimi i tyre zhvillohet sot, ndërsa rasti lidhet me gjetjen e dy viktimave në Demiraj. Adonis Demiri dhe vajza e tij tremuajshe do të përcillen për në banesën e fundit në të njëjtin vend ku u gjetën pa shenja jete.