Foto: Studentët e Mjekësisë i kërkojnë llogari Kurtit për deklaratën mbi kthimin e trurit

Studentët e Mjekësisë i kërkojnë llogari Kurtit për deklaratën mbi kthimin e trurit

Kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, Besfort Racaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës së tij se truri po kthehet në Kosovë dhe se emigrimi i mjekëve nuk po ndodh.

Përmes një shkrimi në Facebook, Racaj e ka kritikuar Kurtin për paraqitjen para qindra mjekëve të rinj dhe studentëve të mjekësisë. Sipas tij, kryeministri nuk foli për kërkesat e tyre dhe as për realitetin me të cilin përballen.

Racaj e ka sfiduar deklaratën e Kurtit me pyetjen: “Kryeministër, a mund ta argumentoni kthimin?”. Reagimi i tij lidhet me debatin për largimin e mjekëve dhe me qëndrimin e kryeministrit se emigrimi i tyre nuk po ndodh.