Sulmet me dronë në Sudan lënë pa energji shtetet lindore
Një sulm i koordinuar me dronë kundër pesë centraleve elektrike në Sudan ka shkaktuar ndërprerje masive të energjisë në të gjithë lindjen e vendit, tha një zyrtar qeveritar.
Sipas zyrtarit, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë të Sudanit i nisën sulmet ndaj centraleve, ndërsa pasojat e tyre janë ndier në pjesë të mëdha të shteteve lindore.
Dronët goditën dy termocentrale në shtetin Al-Jazira, dy në Gedaref dhe një në shtetin e Nilit të Bardhë. Sulmet rezultuan me ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të mëdha të këtyre tri shteteve, tha zyrtari në kushte anonimiteti.