Sulmet ruse godasin 12 rajone të Ukrainës, nëntë të lënduar
Një valë e re sulmesh ruse me dronë dhe raketa balistike ka goditur gjatë natës 12 rajone të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike. Nëntë persona janë lënduar nga sulmet.
Pas dëmeve, në pjesë të Kievit janë ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe shërbimet e ngrohjes. Sulmet kanë shkaktuar gjithashtu probleme në furnizimin me ujë, duke rënduar situatën në kryeqytetin ukrainas.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se 12 rajonet u vunë në shënjestër, ndërsa Kievi u godit më së rëndi. Sulmet kanë prekur drejtpërdrejt infrastrukturën energjetike dhe shërbimet jetike në kryeqytet.