Foto: Sulmi kibernetik ndaj Binance, vjedhja rekord arrin rreth 6.3 miliardë dollarë

Sulmi kibernetik ndaj Binance, vjedhja rekord arrin rreth 6.3 miliardë dollarë

Binance, platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e kriptomonedhave, është goditur nga një sulm kibernetik ku janë vjedhur rreth 6.3 miliardë dollarë. Shuma e bën këtë vjedhjen më të madhe në historinë e kriptomonedhave.

Sulmi ka shkaktuar tronditje në tregun e kriptove, ndërsa rreth 3 miliardë dollarë janë bllokuar. Pjesa tjetër e shumës së vjedhur mbetet në qendër të krizës me të cilën po përballet platforma.

Binance është zotuar se do t’i mbulojë të gjitha humbjet e shkaktuara nga sulmi. Zhvillimi e vendos kompaninë përballë një prej goditjeve më të mëdha financiare në historinë e saj dhe të industrisë së kriptomonedhave.