Foto: Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së brendshme të KQZ-së

Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së brendshme të KQZ-së

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar si të themeltë padinë e një zyrtareje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ka shfuqizuar pjesë të Rregullores së Brendshme të KQZ-së që lidhen me klasifikimin e vendeve të punës.

Me vendimin e saj, Supremja i ka shpallur të paligjshme dispozitat e kontestuara të rregullores. Gjykata ka konstatuar se zyrtarja ishte trajtuar në mënyrë të pabarabartë krahasuar me punonjës të tjerë të KQZ-së që ndodheshin në situatë të krahasueshme.

Rasti ishte dërguar në Gjykatën Supreme me kërkesë për shfuqizimin e pjesshëm të Rregullores së Brendshme të KQZ-së. Pas shqyrtimit të provave, deklarimeve të palëve dhe dispozitave kushtetuese e ligjore, gjykata konstatoi cenim të së drejtës për barazi.