Foto: Tahiri akuzon VV-në për përfitim politik nga vrasja e Arlinda Zekajt

Tahiri akuzon VV-në për përfitim politik nga vrasja e Arlinda Zekajt

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka akuzuar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje se po tentojnë të përfitojnë politikisht nga vrasja e Arlinda Zekajt.

Sipas akuzës së Tahirit, deputetët e VV-së po e ndërlidhin të dyshuarin për vrasjen me udhëheqësit e AAK-së. Ai e ka cilësuar këtë veprim si të ulët, duke thënë se nuk duhet të ketë përfitim politik nga një tragjedi.

Arlinda Zekaj u vra pak ditë pasi kishte raportuar në institucione kërcënimet nga bashkëshorti. Ajo u kishte dërguar gjithashtu një letër institucioneve të sigurisë, përmes së cilës kishte kërkuar mbrojtje.