Foto: Tre dronë fundosin anijen greke me 421 kontejnerë pranë Bullgarisë

Tre dronë fundosin anijen greke me 421 kontejnerë pranë Bullgarisë

Një anije kontejnerësh me pronësi greke është fundosur të mërkurën në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, pasi u godit nga tre dronë detarë. Anija transportonte 421 kontejnerë.

Të 18 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar pas fundosjes së anijes. Nuk raportohet për viktima në mesin e ekuipazhit.

Autoritetet ende nuk kanë identifikuar përgjegjësit për sulmin. Incidenti përbën një tjetër sulm ndaj një anijeje në Detin e Zi, ndërsa hetimet për autorësinë e tij vazhdojnë.