Trump urdhëron reduktimin e stërvitjeve me Korenë e Jugut për mosmbështetje ndaj Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Pentagonin të reduktojë ndjeshëm stërvitjet e përbashkëta vjetore me Korenë e Jugut, duke e lidhur këtë vendim me refuzimin e Seulit për të mbështetur SHBA-në në luftën kundër Iranit.
Trump argumentoi se stërvitjet janë të kushtueshme dhe se ato “dërgojnë një sinjal krejtësisht të papërshtatshëm dhe armiqësor” ndaj Koresë së Veriut, duke shtuar se Pheniani kishte qenë “jo kërcënues dhe respektues” gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas tij, dhe duke qenë se është tepër vonë për t’i anuluar, ai e ka udhëzuar sekretarin e Luftës, Pete Hegseth, që të reduktojë ndjeshëm ushtrimet e përbashkëta ushtarake.