Foto: Tusk e cilëson akt terrorist sulmin me 9 viktima në Krakov

Tusk e cilëson akt terrorist sulmin me 9 viktima në Krakov

Kryeministri polak, Donald Tusk, e ka cilësuar si akt terrorist sulmin me armë në Krakov, qytetin e dytë më të madh në Poloni. Sulmi ka lënë nëntë viktima.

“Deri më tani, në Poloni nuk kemi pasur raste kaq drastike të terrorizmit”, u tha Tusk gazetarëve në Krakov.

Tusk tha se sulmi ndaj jetës së njerëzve në Krakov duhet të cilësohet ashtu siç është: terrorizëm. Deklarata e tij vjen pas ngjarjes së rëndë me armë në këtë qytet.