Foto: Tymuese para Ministrisë së Drejtësisë në protestën për Arlinda Zekajn

Tymuese para Ministrisë së Drejtësisë në protestën për Arlinda Zekajn

Në Prishtinë po mbahet sot protestë kundër vrasjes së grave, e cila është vazhdimësi e disa tubimeve të mbajtura pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Gjatë protestës, para Ministrisë së Drejtësisë janë hedhur tymuese.

Protestuesit e nisën marshimin nga Katedralja qendrore e Prishtinës, vijuan nëpër lagjen Pejton dhe arritën para Ministrisë së Drejtësisë, ku adresuan kërkesat e tyre.

Organizatorët kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe kreut të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në mesin e kërkesave është edhe shkarkimi i përgjegjësve në Polici, prokurori, gjykatë dhe Qendrën për Punë Sociale në Pejë.