Foto: Ushtarët italianë të KFOR-it zhvilluan trajnim me qitje me municion të vërtetë pranë Prishtinës

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvilluan trajnim me qitje me municion të vërtetë pranë Prishtinës

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvilluan një trajnim me qitje me municion të vërtetë pranë Prishtinës. Sipas KFOR-it, qëllimi i trajnimit ishte ruajtja dhe përditësimi i aftësive të pjesëtarëve në përdorimin e sistemeve individuale të armëve dhe forcimi i procedurave operative.

Trajnimi u zhvillua në poligonin e qitjes ‘Razorback’ dhe përfshiu seanca qitjeje me municion të vërtetë.

Sipas KFOR-it, aktivitetet e tilla synojnë gjithashtu përmirësimin e koordinimit dhe rritjen e besimit në përdorimin dhe trajtimin e sigurt të armëve.