Vendimi i trajnerit të ri për Vedat Muriqin te Fenerbahçe
Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahçes për përballjen ndaj Çorum FK-së, në një vendim të rëndësishëm të trajnerit të ri, Emre Belozoglu.
Belozoglu ka vendosur t’i besojë sulmuesit kosovar nga minuta e parë në ndeshjen e së dielës, e cila zhvillohet në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Turqisë.
Paraqitjet dhe golat e realizuar nga Muriqi këtë sezon kanë bindur për vlerat e tij dhe kanë ndikuar në rikthimin e tij të pritshëm në formacionin bazë të skuadrës.