Vincent Kompany dërgohet me ambulancë në spital
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është dërguar me ambulancë në spital të premten, duke shtuar shqetësimet për gjendjen e tij shëndetësore.
Sipas raportimeve të para, 40-vjeçari është transportuar në një spital në Mynih. Në mëngjesin e së premtes, një helikopter kishte aterruar në qendrën stërvitore të klubit, në “Säbener Straße”.
Zhvillimi vjen pas shqetësimeve të raportuara për shëndetin e trajnerit belg. Detaje të tjera për gjendjen e tij nuk janë bërë të ditura në informacionet e publikuara deri tani.