Yll Limani humb pasaportën në Londër, një ditë para kthimit
Yll Limani është përballur me një situatë të papritur në Londër, vetëm një ditë para se të kthehej në Kosovë. Këngëtari ka bërë të ditur se i ka humbur pasaportën, duke e ndarë këtë shqetësim me ndjekësit e tij.
Lajmi është bërë i ditur në kohën kur Limani po përgatitej për koncertin e tij të madh në Londër, të titulluar “Thirrëm sot ose nesër”. Paraqitja në skenë nuk ishte e vetmja gjë që tërhoqi vëmendjen rreth artistit kosovar.
Përmes një videoje nga prapaskenat, Limani e ka treguar situatën me humor dhe ka shprehur shqetësimin se si t’ia japë lajmin menaxherit të tij, Bonartit. Kështu, humbja e dokumentit është kthyer në një nga momentet më të komentuar të qëndrimit të tij në Londër.