Foto: Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk e kaloi provimin e avokatisë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk e kaloi provimin e avokatisë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia, ka pranuar të enjten se nuk e ka kaluar provimin e avokatisë, duke vënë në pikëpyetje titullin me të cilin ishte prezantuar më herët.

Zacharia e bëri deklaratën gjatë një interviste me komentatorin konservator Jack Posobiec. Ajo tha se e kishte dhënë provimin në Kaliforni, por nuk kishte arritur ta kalonte.

Sipas deklaratës së saj, ajo kishte dështuar në provimin e avokatisë në Kaliforni në vitin 2011. Po ashtu, ajo nuk e kishte kaluar provimin as në ndonjë shtet tjetër amerikan ku kishte jetuar.

Më herët, Zacharia e kishte cilësuar veten si avokate, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump i ishte referuar me këtë titull.