Foto: Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Turqi. Ai theksoi se bisedimet në nivel liderësh janë të nevojshme për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky e bëri deklaratën në një intervistë për CNN Türk. Sipas tij, Ukraina është e gatshme që Turqia të shërbejë si vend për zhvillimin e këtij takimi.

Presidenti ukrainas vlerësoi gjithashtu rolin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në mundësinë e organizimit të një takimi mes tij dhe Putinit.

“Po, ne jemi gati. Jemi gati për këtë takim në Turqi”, deklaroi Zelensky, duke e lidhur takimin e mundshëm me nevojën për bisedime të drejtpërdrejta mes liderëve.