“Zonja me kamelie” – vjen në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup
“Zonja me kamelie” – një histori e mrekullueshme baleti për dashurinë më 22 tetor, ora 20:00
Më 22 tetor, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet baleti i mrekullueshëm “Zonja me kamelie” – një histori emocionale skenike për dashurinë, pasionin dhe sakrificën, e treguar përmes fuqisë së vallëzimit dhe muzikës nga Xhuzepe Verdi.
E frymëzuar nga historia e famshme e Margaritës dhe Armandit, shfaqja përcjell fatin e dashurisë së dy personazheve kryesorë në skenën e baletit. Muzika e Verdit, e njohur për bukurinë e saj melodike dhe ngarkesën e fortë emocionale, plotëson dramaturgjinë dhe thellon historinë e dashurisë, sakrificës personale dhe kufizimeve shoqërore.
Shfaqja do të dirigjohet nga Eduard Ambarcumjan nga Armenia, ndërsa koreografia është nga Vasili Medvedev, një nga koreografët e shquar rusë, i cili bashkëpunon me teatrot kryesore të baletit, përfshirë “Bolshoi’ në Moskë dhe “Mariinski” në Shën Petersburg. Skenografia dhe kostumografia janë vepër e Pavol Jurash nga Sllovakia, ndërsa koncert-mjeshtre është Verica Lambevska.
Rolet kryesore të Margaritës dhe Armanit do të interpretohen nga Marija Kiçevska Shokarovska dhe Francisko Himenez Ruiz nga Spanja, së bashku me solistët, ansamblin e baletit dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.
Me një skenografi të shkëlqyer, kostume mbresëlënëse, muzikën e Verdit dhe koreografinë nga Vasili Medvedev, “Zonja me Kamelie” sjell në jetë një histori dashurie të përjetshme përmes elegancës së shprehjes baletike dhe fuqisë së emocioneve skenike.
Me respekt,
Marketingu dhe marrëdhënie me publikun