Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

12 të mitur dyshohen për keqtrajtimin e 14-vjeçarit në Gjermani

Një 14-vjeçar dyshohet se është rrahur dhe keqtrajtuar për disa orë në qytetin Neubrandenburg të Gjermanisë, në një rast të rëndë dhune ndaj të miturve.

Sipas të dhënave të bëra publike, në sulm dyshohet se janë përfshirë 12 fëmijë dhe adoleshentë. Mes personave të identifikuar ka edhe shqiptarë.

Policia gjermane ka identifikuar të dyshuarit, të cilët janë nga 9 deri në 15 vjeç. Hetimi lidhet me përfshirjen e tyre të dyshuar në dhunën ndaj 14-vjeçarit.