Sahatçiu kundërshton vendimin për hapësirat në Ulpianë: “Ky është veç fillimi”
Ish-nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas votimit të propozimit për shfrytëzimin e hapësirave në lagjen Ulpiana për nevojat e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ajo e ka kundërshtuar vendimin dhe ka paralajmëruar se “ky është veç fillimi”.
Sahatçiu ka thënë se në Prishtinë ka hapësira të shumta të betonizuara që mund të përdoren për një nevojë të përkohshme, pa u prekur një lagje dhe hapësirat e saj. Sipas saj, përdorimi i Ulpianës nuk është zgjidhja e duhur për organizimin e kësaj ngjarjeje.
Reagimi i saj lidhet me propozimin e votuar për përdorimin e hapësirave në Ulpianë në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Sahatçiu ka vënë në pikëpyetje zgjedhjen e kësaj hapësire, duke e krahasuar atë me mundësinë e shfrytëzimit të zonave të tjera të betonizuara në kryeqytet.