Foto: Rreth shtatë gramë substancë e dyshuar si kokainë në Prizren

Rreth shtatë gramë substancë e dyshuar si kokainë në Prizren

Policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth shtatë gramë substancë të dyshuar si kokainë gjatë kontrollit të një automjeti në Prizren. Personi te i cili është gjetur substanca është identifikuar si Flamur Morina.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00, kur një patrullë policore, pas informatave të pranuara nga zyrtarët e inteligjencës, ka lokalizuar dhe ndaluar një automjet me tre persona.

Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë kontrollit zyrtarët policorë e kanë gjetur substancën te Morina dhe e kanë sekuestruar atë si provë materiale.

Në automjet ndodhej edhe Orhan Fetahu, për të cilin është bërë e ditur se është dënuar me pesë vjet burgim për vepra penale që lidhen me narkotikët.