Foto: 15-vjeçarja e zhdukur në Malishevë gjendet e shëndetshme dhe kthehet te familja

15-vjeçarja e zhdukur në Malishevë gjendet e shëndetshme dhe kthehet te familja

Një 15-vjeçare, e raportuar si e zhdukur në Malishevë, u gjet dhe u kthye pranë familjes së saj. Për rastin u njoftua Prokurori për të Mitur, i cili urdhëroi inicimin e hetimeve për person të zhdukur.

Intervistimi i të miturës u zhvillua në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale. Ajo deklaroi se gjatë natës kishte qëndruar me dëshirën e saj te një shoqe në Malishevë dhe Suharekë dhe se nuk kishte mundur t’i njoftonte prindërit. Pas intervistimit është konstatuar se vajza ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Mëngjesin e 7 gushtit, rreth orës 08:55, babai paraqiti vajzën në Stacionin Policor.