Polici ndalohet për 48 orë pas incidentit me doganierin në Vërmicë
Një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë pas një rasti në pikën kufitare në Vërmicë, ku dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje me një zyrtar doganor. Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren.
Sipas Prokurorisë, rasti përfshiu një zyrtar të doganës dhe një zyrtar të policisë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, zyrtari policor është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet në kuadër të dyshimit për veprën penale “Kanosja”.
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në këtë fazë nuk mund të japë detaje të tjera, për shkak të konfidencialitetit të rastit.