23 të lënduar pas protestës në Tiranë, i riu iu nënshtrua operacionit
23 persona u paraqitën në strukturat shëndetësore pas protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë. Mes të lënduarve, një i ri me dëmtime në sy iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.
Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të lënduarit u trajtuan në Spitalin Universitar të Traumës, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë.
Ndërhyrja kirurgjikale ndaj të riut u krye pas dëmtimeve në sy të pësuara gjatë protestës. Të dhëna të tjera për gjendjen e tij nuk janë bërë të ditura në informacionin e publikuar.