Foto: Edon Zhegrova pritet të startojë ndaj Fiorentinës

Edon Zhegrova pritet të startojë ndaj Fiorentinës

Edon Zhegrova mund të jetë në formacionin titullar të Juventusit për ndeshjen ndaj Fiorentinës, në një mundësi të rëndësishme për të këtë sezon në Serie A.

Raportohet se futbollisti mund të startojë për herë të parë këtë sezon në kampionat, pasi deri tani është aktivizuar nga stoli dhe ka treguar paraqitje të mira sa herë ka hyrë në lojë.

Ndeshja ndaj Fiorentinës zhvillohet këtë të diel, ndërsa Zhegrova mund të ketë mundësinë të luajë nga minuta e parë për skuadrën italiane.

Një start në këtë përballje do të përbënte një hap të rëndësishëm për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, i cili po kërkon një rol më të madh te Juventusi.