Foto: 24-vjeçari Abdulla Canaj zhduket në Itali, kërkohet ndihma e qytetarëve

24-vjeçari Abdulla Canaj zhduket në Itali, kërkohet ndihma e qytetarëve

Abdulla Canaj, 24 vjeç, është raportuar i zhdukur në Montorio al Vomano, në provincën e Teramos në Itali. Policia ka publikuar fotografinë e tij dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në gjetjen e të riut.

Sipas të dhënave të publikuara, për Canajn nuk ka asnjë informacion që nga pasditja e së mërkurës. Ai është larguar vullnetarisht nga banesa rreth orës 15:00 dhe nuk është kthyer më.

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në përcaktimin e vendndodhjes së tij. Çdo e dhënë lidhur me Canajn mund t’u përcillet autoriteteve në Itali.