Foto: 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare konfiskohen në Prizren

876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare konfiskohen në Prizren

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare gjatë kontrollit të disa hapësirave depoje në Prizren. Mallrat dyshohet se ishin të kontrabanduara.

Sipas Doganës, në vend janë gjetur 791 kilogramë duhan i grirë i paketuar dhe 85 kilogramë duhan i grirë i papaketuar. Po ashtu, janë evidentuar 21 mijë cigare të markës “Marble” pa banderolë dhe 97 mijë cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, por pa banderolë të Republikës së Kosovës.

Aksioni është ndërmarrë nga njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë, bazuar në informacione të siguruara nga terreni. Në kontroll kanë marrë pjesë hetues të Doganës dhe prokurori kujdestar, ndërsa malli është ndaluar dhe është dërguar për ruajtje nën mbikëqyrje doganore.