Person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë të premten pasdite, rasti që sipas raportimeve u regjistrua më 14 gusht rreth orës 16:00. Në vend të ngjarjes dolën patrulla policore dhe ekipe të tjera hetimore.
Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e viktimës e konstatoi ekipi mjekësor në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Organet e rendit kanë nisur hetimet dhe rasti po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”. Shkaqet e vdekjes do të përcaktohen pas obduksionit, ndërsa policia thotë se hetimet për rrethanat vazhdojnë.