Foto: Dogana zbulon pjesë të padeklaruara automjetesh në Vërmicë

Dogana zbulon pjesë të padeklaruara automjetesh në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të pjesëve të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, u zbuluan pjesë që nuk ishin deklaruar.

Kamioni kishte hyrë në territorin e Kosovës për t’iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit. Rasti u evidentua gjatë verifikimit të ngarkesës dhe krahasimit të saj me dokumentacionin përcjellës.

Sipas të dhënave të Doganës, vlera e mallrave të padeklaruara arrin rreth 3,400 euro, pa përfshirë detyrimet e importit. Për rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave.