Foto: LDK kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës në Presidencë

LDK kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës në Presidencë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj presidentes Shiroka-Pula pas largimit të fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e nderit në Presidencë.

LDK-ja e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe ka kërkuar që presidentja ta rishikojë vendimin.

Sipas reagimit të partisë, fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë përfaqësojnë themelet historike dhe shtetërore të Kosovës.

Partia ka kërkuar rikthimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe të Deklaratës së Pavarësisë në vendet e tyre të mëparshme në Presidencë.