Dy djemtë e heronjve nisin shërbimin në Policinë e Kosovës
Një takim me domethënie të veçantë është zhvilluar sot në kuadër të Policisë së Kosovës, ku komandanti për rajonin e Mitrovicës, Ahmet Xhosha, ka pritur pjesëtarët e gjeneratës së 63-të. Mes pjesëtarëve të rinj janë edhe dy emra që mbajnë një histori të veçantë familjare.
Sokol Zymeri, djali i heroit Enver Zymerit, dhe Jetlum Bunjaku, djali i heroit Afrim Bunjaku, janë bashkuar me Policinë e Kosovës. Të dy kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e baballarëve të tyre duke veshur uniformën e këtij institucioni.
Pritja nga komandanti Ahmet Xhosha shënoi prezantimin e tyre si pjesëtarë të gjeneratës së re të Policisë së Kosovës. Sokol Zymeri dhe Jetlum Bunjaku tashmë do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional brenda këtij institucioni.