Biden flet për kancerin: Sëmundja po më ngadalëson dhe kufizon daljet publike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur publikisht për betejën e tij me kancerin e prostatës, duke pranuar se sëmundja po ndikon në aktivitetet e tij të përditshme. Biden e përshkroi gjendjen me fjalët: “Disa ditë janë më të mira se të tjerat”, ndërsa tha se sëmundja po e ngadalëson.
Në një deklaratë të publikuar të dielën, më 8 nëntor, Biden bëri të ditur se gjendja shëndetësore do ta detyrojë të kufizojë paraqitjet publike. Kufizimi lidhet me promovimin e librit të tij të ri me kujtime nga periudha presidenciale.
Libri ishte paraparë të shoqërohej me më shumë paraqitje publike nga ish-presidenti, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ai do të marrë pjesë në më pak aktivitete promovuese.