Ramadani: VV pamundësoi konstituimin e Kuvendit, investimet e huaja u harruan
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, në një postim në Facebook deklaroi se Vetëvendosje ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit dhe se, për shkak të bllokadës së re, investimet e huaja direkte “janë temë e harruar”.
Sipas Ramadanit, “askush nuk ka interesim të investojë në një vend që nuk ka stabilitet”. Ai thekson se kompanitë e mëdha evropiane dhe botërore po zgjerohen në rajon, por jo në Kosovë, dhe se fqinjët po përparojnë ekonomikisht ndërsa vendi mbetet në stagnim.
Ramadani gjithashtu shkruan se Vetëvendosje ka bllokuar Qeverinë e re, duke penguar kontrollin parlamentar dhe llogaridhënien që, sipas tij, do të ndihmonin në rivendosjen e besimit të investitorëve.