Lens fiton Superkupën e Francës, mposht PSG-në 1:0
Lens fitoi Superkupën e Francës, duke mposhtur Paris Saint-Germain 1:0 në finalen e këtij kompeticioni. Golin e vetëm të takimit e shënoi Florian Thauvin.
Lensi kishte mbetur me një lojtar më pak që nga minuta e 39-të, por arriti të rezistonte dhe të mbante avantazhin përkundër presionit të rivalit. Ekipi i Luis Enriques tentoi disa herë barazimin, por nuk gjeti rrugën drejt golit.
Në minutat e fundit ndeshja u shënua edhe nga një karton i kuq për PSG-në, kur Nuno Mendes u ndëshkua për goditje me brryl. Me këtë fitore, skuadra e Lensit rrëmbeu trofeun e Superkupës së Francës.