Foto: PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë. Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të hënën aksionin para objektit të Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në ndërtesë në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetët e PDK-së po kërkojnë që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e seancës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit.

Aksioni vjen pas disa ditësh përpjekjesh të PDK-së dhe të Aleancës për të ushtruar presion për vazhdimin e seancës; PDK-ja thotë se ka dorëzuar disa kërkesa zyrtare drejtuar kryesuesit për caktimin e vazhdimit. Zhvillimet do të ndiqen për njoftime të mëtejshme.