Ramadani: Qeveria e pamandat po i sakaton komunat
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, tha se qeveria e pamandat po i “sakaton” komunat dhe se shteti po përjeton një krizë që godet drejtpërdrejt nivelin lokal.
Sipas tij, niveli qendror është duke i falimentuar komunat dhe këto veprime, siç thekson Ramadani, janë në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ai paralajmëron pasoja për shërbimet dhe buxhetet komunale.
Ramadani gjithashtu deklaroi se moskonstituimi i Kuvendit është “bllokadë e re e shtetit” nga Vetëvendosje dhe se sot do të duhej të ishte zhvilluar debat parlamentar për të adresuar këtë bllokadë ndaj komunave.