Foto: Kurti çel punimet për Parkun Industrial në Podujevë, s’përgjigjet për bllokadën politike

Kurti çel punimet për Parkun Industrial në Podujevë, s’përgjigjet për bllokadën politike

Kryeministri në detyrë Albin Kurti çeli punimet për Parkun Industrial në Livadicë të Podujevës dhe përshëndeti vendosjen e gurëthemelit, duke uruar: “Urime të gjithëve”.

I pyetur nga gazetarët për zhvillimet e fundit politike, Kurti nuk pranoi t’u përgjigjej dhe tha se do të fliste vetëm për projektin dhe për zbatimin e tij.

Ai përmendi hollësi të punimeve: 30 hektarë sipërfaqe, një rrugë 4.6 kilometra, qendra e kompetencës në anën tjetër dhe afati prej rreth 350 ditësh punë, duke thënë se “parku industrial në Livadicë po mbyllet”.