Tentativë e dështuar arratisjeje pranë Parmës, autoritetet gjetën litar me grep
Një tentativë e dështuar arratisjeje u zbulua pranë burgut të Parmës, ku autoritetet gjetën mëngjesin e 9 gushtit një litar të pajisur me grep dhe sende të tjera që do të mund të përdoren për të ndihmuar të burgosurit të largoheshin nga struktura.
Sendet u gjetën në anën e burgut pranë rrugës Mantova, në kufi me zonën e rrugës Burla. Autoritetet lokalë po e trajtojnë gjetjen si pjesë të një plani të mundshëm arratisjeje dhe dyshojnë për përfshirjen e një grupi shqiptarësh në organizim.
Kjo ngjarje vjen pas një rasti të ngjashëm më 2 korrik, kur pranë të njëjtës strukturë u gjetën objekte që dyshoheshin se do të përdoreshin për arratisje. Sipas rindërtimeve të para, autoritetet dyshojnë se pas të dy episodeve mund të jetë i njëjti grup.