Foto: Gjykata Supreme rrëzon ankesën e Trumpit, ai duhet të paguajë 5.6 milionë dollarë

Gjykata Supreme rrëzon ankesën e Trumpit, ai duhet të paguajë 5.6 milionë dollarë

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara refuzoi rihapjen e rastit dhe la në fuqi vendimin që obligon Donald Trumpin t’i paguajë shkrimtares E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje.

Çështja nisi nga padia e E. Jean Carroll, e cila e akuzon Trumpin për sulm seksual në një dyqan në New York gjatë viteve ’90 dhe e paditi gjithashtu për shpifje pasi ai e mohoi akuzën dhe e kontestoi publikisht.

Në vitin 2023, një juri e shpalli Trumpin përgjegjës dhe vendosi dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh; pas apelit dhe kërkesave për rishqyrtim, çështja arriti deri te Gjykata Supreme.

Sot Gjykata Supreme refuzoi kërkesën e tij për ta rihapur çështjen dhe la në fuqi shumën prej 5.6 milionë dollarësh, ekuivalente përafërsisht me 4.8 milionë euro, sipas vendimit të publikuar.

Vendimi shënjon një tjetër humbje ligjore për Trumpin dhe mbyll një raund të rëndësishëm të apelimeve në këtë proces gjyqësor mes tij dhe E. Jean Carroll.