Foto: Dy trafostacione të dëmtuara dhe materiale të vjedhura në Volljakë të Klinës

Dy trafostacione të dëmtuara dhe materiale të vjedhura në Volljakë të Klinës

Dy raste të dëmtimit të pronës dhe një rast vjedhjeje u raportuan gjatë natës së 17 gushtit në fshatin Volljakë të Klinës.

Policia bën me dije se rasti i parë u raportua rreth orës 01:31, kur persona të panjohur dyshohet se dëmtuan një trafo private të rrymës që shfrytëzohej nga një lokal.

Rreth orës 02:00 janë raportuar dëmtime të derës së një lokali dhe të një aparati të cigareve; po ashtu, një tjetër trafo elektrike u dëmtua dhe nga transformatori u vodhën materiale të vlefshme. Për të dyja rastet është njoftuar prokurori dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar vazhdojnë; policia nuk ka bërë të ditur nëse rastet kanë lidhje mes vete.