Foshnja 5.050 g lind natyrshëm në Spitalin e Mitrovicës
Një lindje e veçantë u regjistrua në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një nënë solli në jetë në mënyrë natyrale një foshnjë me peshë 5.050 gramë.
Sipas njoftimit të spitalit, foshnja ka gjatësi 65 centimetra dhe përmasa 65/57 centimetra. Lindja u realizua natyrshëm dhe ishte e asistuar nga mjekët Vjollca Çitaku dhe Bajram Drevinja, si dhe nga ekipi i mamive dhe infermiereve Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.
Sipas po të njëjtit njoftim, lindja u krye me sukses falë përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm të ekipit mjekësor, ndërsa spitali e cilësoi rastin si të veçantë. Njoftimi përfshiu edhe fotografi nga momentet e lindjes dhe përmasat e foshnjës.