Ish-kandidatja e VV-së del favorite për drejtoreshë të AKPPM, ngre dyshime për politizim
Vlora Limani Hajnuni, ish-kandidatja e VV-së për deputete, rezulton si favorite për pozicionin e drejtoreshës ekzekutive në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale; rezultatet e renditjes janë publikuar sot dhe nga to del që ajo është shumë pranë fitimit të pozitës.
Gazetarja Saranda Ramaj ka ngritur pikëpyetje mbi procesin e përzgjedhjes, duke bërë të ditur se publikimi i renditjes ngre dyshime se kjo pozitë mund të po marrë karakter politik. Institucioni thuhet se ka qenë pa kryeshef rreth tetë vjet.
Ramaj përmend edhe emra të mëparshëm që në raportime ishin konsideruar të përzgjedhur nën ndikim politik, si Arianit Jakupi dhe Jeton Shala, dhe lidh këtë kontekst me rezultatin aktual ku Limani Hajnuni shfaqet si favorita sipas renditjes.