Musliu pret vendim më 16 shtator: Thaçi dhe krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, deklaroi se pret që më 16 shtator ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dalin të pafajshëm dhe “faqebardhë” nga vendimi i Gjykatës Speciale.
Ajo tha se, në rast të kthimit të Hashim Thaçit në Kosovë, frikë duhet të kenë vetëm kundërshtarët e Kosovës. “Armiqtë e Kosovës janë frikësuar sa të ketë frymë presidenti Thaçi”, theksoi Musliu.
Deklaratat e deputetes vijnë në prag të vendimit të Gjykatës Speciale, i cili pritet të jepet më 16 shtator dhe do të ndiqet me interes të madh në Kosovë, veçanërisht për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.