Foto: Suharekë: shofer gjobitet 150 € dhe një pikë negative

Suharekë: shofer gjobitet 150 € dhe një pikë negative

Një shofer në Suharekë është gjobitur me 150 euro dhe i është shqiptuar një pikë negative pasi lejoi pasagjerin të dilte nga xhami i makinës ndërsa automjeti ishte në lëvizje, në rrugën “Brigada 123”.

Rasti u evidentua pas një raportimi nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ku sipas raportimit shihej një person duke dalë mbi automjet përmes xhamit të kulmit gjatë lëvizjes. Pas identifikimit të kundërvajtësit, ndaj shoferit u mor vendimi për kundërvajtje dhe iu shqiptuan masa financiare dhe administrative.

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin veprime që rrezikojnë sigurinë në rrugë, si dalja e trupit jashtë automjetit gjatë lëvizjes.