Therje në Krushë të Madhe: i plagosuri hospitalizohet, policia arreston të dyshuarin
Therje me thikë ndodhi sot në Krushë të Madhe; Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit bën të ditur se i plagosuri është sjellë në emergjencë rreth orës 14:45 si pasojë e plagëve të shkaktuara nga therja dhe më pas është hospitalizuar në repartin kirurgjik.
Pas pranimit, pacientit i janë kryer analiza laboratorike dhe ekzaminim radiologjik, ndërsa pas konsultimit me kirurgun kujdestar ai është mbajtur për trajtim të mëtejshëm në repartin kirurgjik.
Policia e Kosovës konfirmoi më herët se ndaj një personi është arrestuar dhe është iniciuar rasti për “Lëndim të rëndë trupor” në lidhje me ngjarjen.