Aksioni kundër fajdes në Prizren drejt përfundimit, tre të arrestuar
Aksioni kundër fajdes në Prizren është drejt përfundimit; tre persona që ishin cak i operacionit tashmë janë arrestuar, konfirmon kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Raportohet se të arrestuarit janë Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani. Ndalimet u kryen gjatë një operacioni policor, pas një hetimi që përfshiu aplikimin e masave të fshehta të hetimit.
Kryeprokurori Kryeziu tha se operacioni është në fazën përfundimtare dhe se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat; të arrestuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë.