Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Apeli anulon dënimin 13 vjet e 11 muaj ndaj Labeat Kastratit, çështja kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit anuloi dënimin unik prej 13 vjet e 11 muaj burg ndaj Labeat Kastratit dhe vendosi që çështja të kthehet në rigjykim.

Kolegji i Apelit ka vendosur që çështja ndaj Kastratit dhe dy të akuzuarve të tjerë, Fahri Kajtazit dhe Hamdi Mavriqit, të shqyrtohet sërish në gjykatë. Sipas vendimit, ankesat e mbrojtësve janë marrë në konsideratë si të bazuara, duke konstatuar shkelje në aktgjykimin e shkallës së parë.

Vendimi është marrë më 7 korrik nga kolegji i Departamentit për Krime të Rënda, i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga Lubishtani, me anëtarë Valbona Musliu-Selimaj dhe Arben Hoti.

Me anulimin e aktgjykimit, çështja do t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim, ku do të vendoset përsëri rreth përgjegjësisë penale të të akuzuarve.